Accessibility Tools

Përmbledhje

Projekti LAYERS synon të fuqizojë punonjësit dhe organizatat rinore në Ballkanin Perëndimor për të luftuar në mënyrë efektive dhunën online me bazë gjinore (OGBV), duke rritur kapacitetet e tyre, duke nxitur shkëmbimin ndërkufitar të praktikave më të mira dhe duke rritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje kritike.

Objektivat specifike

Të rriten njohuritë dhe aftësitë e punonjësve dhe organizatave rinore për të njohur, trajtuar dhe parandaluar dhunën online me bazë gjinore (OGBV), duke i pajisur ata me mjete dhe burime për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive dhunës online.

Të forcohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe të lehtësohet shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira midis punonjësve dhe organizatave rinore në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, duke ndërtuar një qasje të përbashkët për trajtimin e dhunës online me bazë gjinore (OGBV).

Të mbështeten nismat e udhëhequra nga të rinjtë për të trajtuar dhunën online me bazë gjinore (OGBV) në komunitetet e tyre, duke ofruar mentorimin dhe burimet e nevojshme për t’i fuqizuar të rinjtë që të ndërmarrin veprime.

Të rritet ndërgjegjësimi te të rinjtë dhe komuniteti më i gjerë mbi ndikimin e dhunës online me bazë gjinore (OGBV) dhe rëndësinë e sigurisë digjitale, duke nxitur një kulturë respekti, përfshirjeje dhe mbrojtjeje në hapësirën online.

Rezultatet e pritura

Manual për analizën me perspektivë gjinore

Sesione mbështetëse online

Zhvillimi i “Treasuretrove”

Mentorim për Youth Workers

Forum ndërkombëtar

Punëtori për ngritjen e kapaciteteve për drejtuesit e organizatave

Zhvillimi i programit të trajnimit

Ditari reflektues online dhe rrethet reflektuese online

LAYERS Hub Shkembimi

Prezantim, rrjetëzim dhe ndërtim partneritetesh
Events held